Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës

 

Babale identifikon Taulantin dhe tregon kush është Ardi Veliu

Duke u ndalur në përgjimet e Fredi Alizotit, ku ai flet me persona të tjerë, pas publikimit të video-përgjimit të Babales me Agron Xhafajn, Eni Vasili,ka këmbëngulur në emisionin “Open” që Babale të shpjegojë përmendjen e emrave të kryepolicit Ardi Veliu dhe të një personi me emrin Taulant.

Për më shumë           

https://www.syri.net/politike/202169/babale-identifikon-taulantin-dhe-tregon-kush-eshte-ardi-veliu/

 

Çfarë thotë Babale për Fredi Alizoti: Atë e kanë manipuluar, ja me sa gënjehet ai

Në vijim të rrëfimit të tij Babale, ka folur sot edhe për njohjen e tij me Fredi Alizotin, duke hedhur poshtë pretendimet e tij.

Sipas Babales, Fredi Alizoti është manipuluar dhe ai është person që gënjehet me dy birra.

Për më shumë           

https://www.syri.net/politike/202166/cfare-thote-babale-per-fredi-alizoti-ate-e-kane-manipuluar-ja-me-sa-genjehet-ai/

 

'Nuk janë publikuar të gjitha, ka edhe SHISH përgjime të tjera për Agron Xhafajn'

Albert Veliu ka vijuar në rrëfimin e tij të sotëm në emisionin “Open”, duke dhënë detaje të tjera për realizimin e video-përgjimit me Agron Xhafajn, vëllanë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajn.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/202176/nuk-jane-publikuar-te-gjitha-ka-edhe-shish-pergjime-te-tjera-per-agron-xhafajn/

 

Meta: Një vend që nuk ka Gjykatë Kushtetuese funksionale, nuk ka Kushtetutë

Mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese duket se përbën një shqetësim të madh për Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Në emisionin ‘5 pyetjet’ të gazetarit, Ilir Babaramo, kreu i shtetit është shprehur qartë duke theksuar se ‘Më problematike është fakti që nuk kemi Gjykatë Kushtetuese funksionale sepse një vend që nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale pothuajse nuk ka Kushtetutë, në kuptimin e garancisë së zbatimit dhe respektimit të të drejtave kushtetuese.’

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/202156/meta-nje-vend-qe-nuk-ka-gjykate-kushtetuese-funksionale-nuk-ka-kushtetute/

 

Basha, thirrje institucioneve: Veproni sipas Kushtetutës, jo sipas Ramës

Kryetari i opozitës Lulzim Basha iu ka bërë një paralajmërim dhe një thirrje, prokurorëve që t'i shërbejnë drejtësisë dhe jo të bëhen shërbëtorë të verbër të kryeministrit. Në këtë këndvështrim, t'u rezitojnë urdhrave të paligjshëm të kryeprokures Arta Marku dhe shefes së Krimeve të Rënda, Donika Prelës.

Për më shumë           

https://www.syri.net/politike/202029/basha-thirrje-institucioneve-veproni-sipas-kushtetutes-jo-sipas-rames/

 

Përplasja në PE, Tabaku: Balla nuk mund të përfaqësojë Shqipërinë, gjermanët po hetojnë …

Është zhvendosur në Parlamentin Europian përplasja mes PS-së dhe PD-së, teksa opozita ka braktisur takimin. Ka qenë Genc Pollo ai që ka kërkuar që Taulant Balla të mos jetë bashkëkryetar i këtij delegacioni, për shkak të lidhjeve të tij me personazhe të botës së krimit dhe të drogës.

Për më shumë           

https://www.syri.net/politike/202075/perplasja-ne-pe-tabaku-balla-nuk-mund-te-perfaqesoje-shqiperine-gjermanet-po-hetojne-hellip/

 

Masakra në Mat, gruaja e vrasësit: Ja si është e vërteta, i kemi çuar njerëz për besë fqinjit tonë...

Bashkëshortja e Kujtim Koxhës, i cili vrau tre persona dhe plagosi një tjetër, do ta mbështesë të shoqin, pavarësisht krimit të rëndë. E kontaktuar dje nga “Panorama”, Vjollca Koxha mohoi që i shoqi të ketë qenë person i dhunshëm dhe problematik në fshat.

Për më shumë

https://www.syri.net/kronike/202034/masakra-ne-mat-gruaja-e-vrasesit-ja-si-eshte-e-verteta-i-kemi-cuar-njerez-per-bese-fqinjit-tone/

 

VIDEO/ Përleshja me armë e policisë, një i vdekur, dalin pamjet

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me përleshjen e me armë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë.

Me një komunikatë për mediat, policia ka deklaruar se oficerë civilë kanë kërkuar ndalimin e një mjeti, por personat që ndodheshin brenda kanë goditur makinën dhe nxjerrë armët kundër policëve.

Për më shumë           

https://www.syri.net/kosova/202202/video-perleshja-me-arme-e-policise-nje-i-vdekur-dalin-pamjet/

 

Zaevi, luftë për të mbajtur gjallë marrëveshjen për emrin

Parlamenti i Maqedonisë të hënën (15.10) nisi debatin për votimin e Marrëveshjes së Prespës për ndryshimin e emrit të vendit, të arritur pas më shumë se dy dekadash negociata të ndërmjetësuara nga OKB-ja.

Për më shumë

https://www.syri.net/rajoni/202056/zaevi-lufte-per-te-mbajtur-gjalle-marreveshjen-per-emrin/

 

FOTO/ Sulmohet komisariati i policisë, plagosen disa oficerë, digjen makinat

Sulmohet një autobus policor dhe stacioni i policisë në Omonia, Athinë.

Sulmet nga persona të paidentifikuar filluan në një autobus policor të hënën mbrëma (pak përpara orës 21:00) në Omonia dhe pastaj në stacionin policor të zonës.

Për më shumë

https://www.syri.net/bote/202155/foto-sulmohet-komisariati-i-policise-plagosen-disa-oficere-digjen-makinat/

 

Shqipëria merr lajmin e keq pas humbjes ndaj Izraelit

Vetëm mrekullia mund të bëjë që Shqipëria të fitojë grupin në Ligën e Kombeve.

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Skocinë në nëntor, por që do të ketë shumë mungesa.

Për më shumë

https://www.syri.net/sport/201992/shqiperia-merr-lajmin-e-keq-pas-humbjes-ndaj-izraelit/