Babale identifikon Taulantin dhe tregon kush është Ardi Veliu

Duke u ndalur në përgjimet e Fredi Alizotit, ku ai flet me persona të tjerë, pas publikimit të video-përgjimit të Babales me Agron Xhafajn, Eni Vasili,ka këmbëngulur në emisionin “Open” që Babale të shpjegojë përmendjen e emrave të kryepolicit Ardi Veliu dhe të një personi me emrin Taulant.

“Ardi Veliu ka në dorë të bëjë të bardhën të zezë dhe të zezën të bardhë”.

I pyetur se cili është “Taulanti nga Librazhdi”, në audiopërgjimin e Fredi Alizotit, Albert Veliu, për emisionin “Open”, dha referenca drejt kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballës.

“Taulanti është ai djali i shkathët, që ka lidhje me të gjithë “kingat” e Shqipërisë. Është ai që del e thotë ‘Babale 1’ e ‘Babale 2’, e me radhë. E di e gjithë Shqipëria, cili është ky Taulanti. Ne Babale jemi, e Babale do vdesim, por nuk jemi si Taulanti”, deklaroi Albert Veliu.