Çfarë thotë Babale për Fredi Alizoti: Atë e kanë manipuluar, ja me sa gënjehet ai

Në vijim të rrëfimit të tij Babale, ka folur sot edhe për njohjen e tij me Fredi Alizotin, duke hedhur poshtë pretendimet e tij.

Sipas Babales, Fredi Alizoti është manipuluar dhe ai është person që gënjehet me dy birra.

“Fredi Alizotin e njoh, por nuk kam lidhje familjare me atë. E kam ndihmuar kur ka dalë nga burgu. Ai e ka ditur historinë time sepse ia kisha treguar vetë

Për herë të fundit jam takuar me atë në Tiranë, ato ditët e problemit tim, pa ardhur në Kosovë.

Nuk është i vërtetë pretendimi i Fedi Alizotit. Merrni zërin tim, të Fredi Alizotit dhe të ‘X’ dhe ballafaqoheni, Nuk i kam premtuar asnjë euro Alizotit, është një manipulim prej dikujt që e ka mashtruar, ai është njeri që gënjehet me dy birra. Jo që nuk i kam premtuar asnjë euro, por unë jam 52 vjeç dhe as nuk jam blerë e as nuk jam shitur.

Nuk më ka paguar asnjë për këtë audio-përgjim. Kam ardhur ën Kosovë me 300 euro dhe sot ha bukën e azilit, në xhep kam vetëm 4 euro.

Albert Veliu ka hedhur poshtë edhe pretendimet e Fredi Alizotit, në përgjimet e publikuara, ku ai Alizoti, flet me persona të tjerë. Ai nuk ka lidhje fare me këtë audio-përgjim.”, u shpreh Babale për emisionin "Open".