Babale akuzon me emra: Më kërcënuan, do të shuajmë të gjithë familjen! Më mbajtën peng 3 orë…

Albert Veliu i njohur për të gjithë si Babalja në një intervistë dhënë gazetares Eni Vasili për emisionin “Open”.

Gjatë intervistës “Babale” ka hedhur akuza në drejtim të vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, se e ka kërcënuar se do t’i vrasë të gjithë familje.

“X që nuk dua t’i zë emrin më kërcënoi. Ku je se do të shuaj të gjithë familjen”, tha Albert Veliu.

Lidhur me ndalimin e tij në Kosovë, ku akuzohej për kalim të paligjshëm, tha se e kishin ndaluar persona me makina me targa të huaj dhe e kanë mbajtën peng rreth 3 orë.

“Kërkova azil në Kosovë se më kërcënohet jeta

Në datën 18 maj isha nisur për një punë time në Tropojë. Rrugës më dolën 4 veta me makina me targa angleze dhe më mbajtën tre orë peng në mes të autostradës, në Laç, ku erdhën shefa police dhe më kërcënonin.

Më pas më çuan te Prokuroria e Krimeve të rënda ku më morën kampionet e zërit”.

Sipas tij, kalimi nuk ka qenë i paligjshëm.

Në Kosovë ika në datën 24 maj, nuk kalova kufirin në mënyrë të paligjshme, por me djalin kaluam përmes doganës, rregullisht dhe sapo hymë morëm kontakt me Policinë dhe kërkuam azil politik se na rrezikohej jeta.

Të heqin dorë nga kërcënimi im dhe familjes sime. Edhe këtu në kamp në Kosovë më kanë kërcënuar dhe më kanë ofruar mijëra euro dhe më kanë thënë ta pajisim djalin me pasaportë maqedonase dhe ta nismi jashtë”, deklaroi Babale.