FOTO/ Spanjë-Angli, formacionet zyrtare

Spanja dhe Anglia do të luajnë sonte ndeshjen e tretë në Grupin 4 të Ligës A, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

La Roja ka qenë fantastike në dy ndeshjet e para duke regjistruar dy fitore dhe është në krye të grupit me gjashtë pikë.

Nga ana tjetër, “Tre Luanët” kanë regjistruar një barazim dhe një humbje dhe kanë marrë vetëm një pikë nga dy takimet e para.

Ky takim do të luhet në orën 20:45 dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare, të cilat mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme.