Rrëfimi/ ‘Të rrejta’, historia e vitit 2000 dhe e sotmja …

Nga Ylli Dylgjeri

Të rrejta!

Viti 2000. Ishte dita e parë e punës në Ministrinë e Rendit Publik. Nuk kisha hyrë kurrë më parë ne atë godinë të "heshtur".Historia dhe librat me sigurim ne rini më kishin lënë mbresa të pa harueshme. Kështu rrugës për në zyrë, në koridorin e gjatë mu duk sikur nga çdo dere zyre do më dilte nga një tytë pushke. Por jo. Veç një polici që ruante dhe nderonte në katin 
e dytë, nuk u hap asnjë derë, nuk u dëgjua asnjë zë.
Mbërrita në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm. Atë paradite u mora me sistemimin e zyrës.
Orët kaluan dhe dreka erdhi shpejt. Sipas traditës dhe punës të orarit zyrtar duhej të dilnim edhe pas dite në zyrë. Normalisht dilnim në orën 17.00 nëse nuk kishte urgjenca të ditës.
Si ditë e parë e respektova orarin me saktësi. 
Fiks në 17.00 isha në hyrjen qëndrore të godinës. Pasi ngjita shkallët polici i katit më nderoj me dorën lart.
Mirëmbrëma - ja ktheva. Dhe duke qënë se po shkoja drejt zyrës se zv ministrit e pyes:
A ndodhet aty zoti Bujar?
Po! - ma kthen me emocion polici. Vazhdoj rrugën dhe mbërrij në derën e Tij. Trokas...
Nuk me përgjigjet njeri.Trokas sërrisht. Prap heshtje....Kthehem mbrapsht për të shkuar drej zyrës time. Në momentin që shkëmbehem prap me policin e katit, dëgjoj një zë të prerë që me dorën lart më thotë serisht: 
-Të rrejta!
Aaauuuu - thërrita. Shpërtheva gazit. Çar është kjo? E shoh policin në sy. Nuk i lëvizte qepalla. 
E pyes me buzën në gaz: 
-Çar ishte kjo? 
-Më fal shef, po me rregullore e kemi mësuar që shefit i flitet shkurt dhe saktë. Nuk e dija që nuk ishte zv ministri aty....
Kaq ishte komunikimi me Policin e katit. 
Do kalonin vite pune në atë ministri dhe rrenat nuk do kishin të sosur në polici e në ministri. Kur e tregoj sot më thonë: Eshtë humor yti, se besojmë!
Unë sërisht do tu thoja: Provojeni miq.
Sot, ajo sallë mbledhje me Kryeministrin brënda ma kujtoi për dreq këtë ndodhi.