Përgatituni për duelin madhështor, Floyd Mayweather pranon sfidën e Khabib

Vetëm 24 orë pas deklaratës së Khabib Nurmagomedov, ku ftonte kampionin amerikan të boksit, Floyd Mayweather, në një duel, nuk ka vonuar edhe përgjigja e 41-vjeçarit.

“Në xhungël ka vend vetëm për një mbret dhe ai jam unë”, deklaroi dje Nurmagomedov, 27 fitore e asnjë humbje në UFC, ku ftonte boksierin e pamposhtur amerikan, i cili numëron plot 50 fitore dhe asnjë humbje.

“Le ta bëjmë Las Vegasin madhështor përsëri”, shkruan Mayweather në profilin e tij në Instagram, duke iu përgjigjur kështu sfidës së Khabib.

Mayweather kërkon që ndaj rusit, të përsërisë atë që pati bërë një vit më parë ndaj Konor MekGregor, ku dy sportistë që vijnë nga sporti i arteve marciale mikse, sfidojnë një boksier.

Tashmë në horizont, po përgatitet një tjetër sfidë e madhe, ku edhe fitimet priten të jenë sërish marramendëse.