Berlusconi e thotë troç: Nuk më pëlqen Milani i Gattusos

Silvio Berlusconi ka bërë daljen e parë publike si president i ekipit të Monzës.

Ai ishte prezent në takimin që ekipi i tij ka barazuar me Triestinën me rezultatin 1-1.

Për “SportItalia”, Berlusconi  ka përmendur edhe Milanin e Gattusos, madje duke i dhënë këtij të fundit disa ide.

Nuk më pëlqen Milani i Gattusos. Nuk e ndjek më Serie A, më intereson vetëm Monza. Nuk e kuptoj pse po luajnë kështu, unë do të preferoja 2 sulmues me Suson nga prapa. Pronarët japin garanci për Milanin sepse e dinë që s’mund të bëjnë figurë të keqe, kanë investuar shumë. Higuain është një goleador që i mungonte Milanit prej vitesh, por nuk e kuptoj pse nuk mbështetet nga një sulmues i dytë si Suso”, përfundon ish-presidenti i kuqezinjve.