Rrahu dhe kërcënoi me pistoletë këngëtarin e njohur, ja çfarë mund t’i ndodhë Arda Turan

Arda Turan duket se ka prekur fundin. Ai rrezikon deri në 12 vite burg pas ngjarjes së ndodhur në një lokal të Stambollit.

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Atletiko Madridit, ka goditur në fytyrë këngëtarin Beray dhe i ka thyer hundën. Më pas e ka kërcënuar edhe me pistoletë.

Turan akuzohet edhe për sulm seksual ndaj bashkëshortes së këngëtarit.

Mesfushori mund të dënohet deri në 12 vite burg për akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe sulmit seksual.

Turku aktivizohet me Bashakshehirin në kampionatin vendas, por është i skualifikuar me 16 ndeshje që nga sezoni i shkuar.