FOTO/ Milani siguron sulmuesin për të ardhmen

Milani ka rinovuar me Patrik Cutronen kontratën deri në vitin 2023. Sulmuesi i ri, vetëm 20-vjeç, me golat e tij vendimtarë ka treguar se është një element i rëndësishëm për formacionin e Gattusos.

Cutrone cilësohet si një lojtar me të ardhme të ndritur, dhe tashmë tifozët, për të cilët është edhe një nga të preferuarit në fushë, ky është një lajm i mirë që do ta kenë akoma për më gjatë.

Siç raporton “Calciomercato”, italiani do të fitojë rreth 1 milion euro në sezon, ndërsa marrëveshja nuk përfshin klauzola lirimi.

Në këtë sezon, në 6 ndeshje Cutrone ka shënuar 3 gola.