FOTO/ Dy humbje radhazi në Ligën e Kombeve, trajneri jep dorëheqjen nga kombëtarja

Menjëherë pas dy humbjeve në Ligën e Kombeve, trajneri i Sllovakisë, Jan Kozak ka dhënë dorëheqjen.

Kozak prej 5 vitesh drejtonte përfaqësuesen sllovake, por ecuria negative në ndeshjet e fundit, bëri që ai të humbiste besimin e tifozëve.

Humbjen ndaj Ukrainës dhe Çekisë ishin arsyeja kryesore e largimit të 64-vjeçarit.