Nesër për vizitë në Tiranë Princi i Monakos me ftesë të Presidentit Meta

Neser mbërrin në vendin tonë për një vizitë dy dtore Princi i Monakos, Alberti II i ftuar nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Në njoftimin e shpërndarë nga zyra e Presidentit të Republikës bëhet e ditur se, Lartësia e Tij e Përndritur, Alberti II, Princi i Monakos, zhvillon një vizitë shtetërore në Shqipëri.

Vizita shtetërore e Princit të Monakos në Tiranë, me ftesë të Presidentit, Ilir Meta.

Alberti II, Princi i Monakos do të zhvillojë vizitë shtetërore në vendin tonë në datat 16-17 tetor 2018.

Alberti II do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta për të vijuar më pas me bisedimet dypalësh midis dy delegacioneve respektive.

Vizita e Albertit II, do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi mes ministrive të jashtme të të dy vendeve. Do të nënshkruhet dhe një marrëveshje financimi mes Fondacionit të Princit Albert II të Monakos dhe Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura të Vlorës e Shoqatës “Pisha Flamur” për mbrojtjen e burimeve natyrore.