Zbuloni se çfarë bën Angela Martini sapo zgjohet në mëngjes

Modelja e njohur me origjinë shqiptare, Angela Martini ka qenë e ftuara e parë në emisionin ‘VIP Club’.

Në drejtimin e Klea Hutës, teksa shëtisnin nëpër rrugët e Los Angeles, Angela ju përgjigj pyetjeve për jetën personale dhe karrierën.

Siç edhe dihet prej muajsh është e martuar me Dragos Savulescu dhe është shumë e lumtur.

Pyetjes: ‘Çfarë bën sapo zgjohesh në mëngjes”, modelja ju përgjigj shkurt dhe thjeshtë: “Puth burrin”.

Ndërsa për planet për fëmijë ajo tregon se dëshiron të bëhet nënë, por nuk dha detaje për kohën kur mund të realizohen këto plane.

Angela u martua në një ceremoni private dhe aspak të zakontë mes miqve më të mirë.