FOTO/ Adelina Tahiri i publikoi foto të birit të cilën e hoqi menjëherë

Këngëtarja Adelina Tahiri  u bë nënë për herë të parë më 9  shtator të këtij viti.

Ajo lindi një djalë që e pagëzoi me emrin shqiptar Jon.

Ajo herë pas here publikon foto të djalit, por gjithmonë duke e mbuluar me emoji në fytyrë.

Mirëpo pak minuta më parë këngëtarja ka publikuar pa dashur një foto me portretin e plotë të tij teksa fle.

Ajo është penduar dhe e ka fshirë foton që u ruajt nga ‘Xing.al’.

Më pas ajo e ka publikuar foton ku të birit ja ka mbuluar fytyrën me një zemër të madhe ngjyrë blu.