FOTO/ Bleona Qereti në 20 vite karrierë nuk ndihet me fat, por....

Bleona Qereti në fundjavë publikoi videoklipin e saj ‘Monstër’ e cila pati sukses që në momentin kur ajo u publikua.

Disa orë më parë ajo publikoi një foto të albumeve që i përkasin nisjes së karrierës së saj, përpara 20 vitesh.

Krahas saj ajo ka publikuar një foto të shkëputur nga ‘Monster’, projekti i saj më i ri internacional dhe ndër më të suksesshmit.

Për të përmbledhur gjithçka ka përjetuar gjatë 20 viteve karrierë, këngëtarja ka zgjedhur një frazë të veçantë. “Unë nuk kam fat. Kam punuar për gjithçka”,-shkruan ajo.