Inter-Modric, flet Guardiola: Ja si qëndron e vërteta e ‘transferimit’

Pep Guardiola është pyetur për mundësinë e transferimit të Modric tek Interi, lajmi më i përfolur ditët e fundit të merkatos së verës dhe që ende vijon të përbëjë interes.

Trajneri aktual i Manchester Cityt ka shuar ëndrrën e zikaltërve pasi e ka cilësuar të pamundur lëvizjen e Modric drejt “San Siro-s”, shkruan “Goal”, raporton SYRI.net.

Guardiola tha: “Lajmet dhe bisedat për ndonjë marrëveshje të mundshme nuk është më shumë se një ‘futboll i fantazisë’”

Në këtë mënyrë Guardiola hedh poshtë zërat e merkatos pasi sipas tij kjo lëvizje është e pamundur.