FOTO/ Rama rreshton policët dhe u mban leksion për shpifjen

Nuk po gjen rehat me të gjitha akuzat që kanë mbuluar qeverinë e tij.

Edi Rama nga dita në ditë tregon panikun e madh në të cilin është përfshirë ai vetë, qeveria, ministrat e deputetë e tij.

Pasi urdhëroi të gjithë këta që të padisin mediat e qytetarët nëse u bëhen akuza, sot Edi Rama ka vendosur tu japë një leksion edhe policëve.

Ditën e sotme ai ka rreshtuar para tij të gjithë drejtuesit e policisë dhe u ka kërkuar që të merren me shpifjen, që sipas tij, ka mbuluar punën e policisë.

E në vend që ti lejë policët në punën e tyre, ka vendosur që ti marrë dhe tu japë një leksion për shpifjen.

E nuk kishte se si të mungonin edhe bërja publike e ‘arritjeve’ të qeverisë së tij dhe policisë në krahasim me vendet e tjera.

Sipas Ramës, Tirana është më mirë se Roma, Athina apo edhe qytete të tjera.

Dhe sipas Ramës, këto janë shifrat reale e jo ato që bëhen publike nga mediat.