VIDEO/ Bilanc i rëndë, përmbytjet pushtojnë jugun e Francës, 5 të vdekur

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet e vrullshme në zonën jugore të Audes në Francë.

Në pak orë gjatë natës u regjistruan reshje shiu sa në disa muajt të mbledhur së bashku, tha prefekti i qeverisë lokale të hënën. 

Helikopterët e shpëtimit po prisnin përmirësimin e motit para se të fillonin operacionet e shpëtimit. 

"Ne kemi njerëz të bllokuar në çati. Do të duhet të përdorim helikopterë për t'i evakuuar ata, sepse nuk mund t'i arrijmë me anije, duke pasur parasysh forcën e ujit. Është shumë e rrezikshme, "tha ai. 

Ndër zonat më të prekura ishin fshatrat Conques-sur-Orbiel dhe Villardonnel, ku niveli i ujërave kapi dritaret e kateve të para të disa shtëpive.

Vërshimet e papritura goditën pa paralajmërim. Të paktën një viktimë u zhduk nga ujërat ndërsa flinte.

Nivelet e ujit pritet të vazhdojnë të rriten në zonë të hënën, me parashikimin për reshje në pjesën e parë të ditës. Shkollat në zonën Aude u mbyllën dhe banorët u paralajmëruan të qëndronin në shtëpi. 

Shirat e rrëmbyeshme nuk janë të rralla në Francë në këtë kohë të vitit, por meteorologët kanë thënë se ujërat jashtëzakonisht të ngrohta të detit përgjatë brigjeve të Mesdheut të Francës jugore mund të intensifikojnë shirat. 

Deri më tani, 2018 regjistrohet si viti më i nxehtë i Francës që nga viti 1900, sipas shërbimit meteorologjik shtetëror.