Vdes një 18-vjeçar, goditet nga makina në autostradën Prishtinë–Mitrovicë

Në fshatin Stanoc të Komunës së Vushtrrisë një 18-vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga një automjet në autostradën Prishtinë – Mitrovicë. 18-vjeçari nga Stanoci i Vushtrrisë ka vdekur pas goditjes së marrë nga automjeti mbrëmë rreth orës 23:00, shkruan gazetametro.net. Ngjarjen e ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një 18 vjeçar, në cilësinë e këmbësorit, ka humbur jetën mbrëmë si pasojë e goditjes nga një automjet. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar në zbardhjen e plotë të këtij aksidenti, ndërsa vozitësi I automjetit është ndaluar në polici”, ka thënë Zahiti.