Si e kanë ndihmuar armët kimike Assad-in t’i afrohet fitores

Një investigim i BBC ka zbuluar se së paku 106 sulme kimike janë kryer në Siri që nga mesi i vitit 2014.

Pas shtatë viteve shkatërruese të luftës civile në Siri, që ka lënë më shumë se 350 mijë persona të vdekur, Presidenti Bashar al-Assad duket shumë afër fitores përkundër forcave që përpiqen ta rrëzojnë atë.

Si ka mundur Assad të të shkojë drejt fitores së kësaj lufte brutale dhe të përgjakshme?

Një hetim i përbashkët nga BBV Panorama dhe BBC Arabic ka treguar për herë të parë masën në të cilën armët kimike kanë qënë vendimtare për strategjinë e ti për ta fituar luftën. Publikohet vendet e 106 sulmeve kimike në Siri të 4 viteve të fundit, 2014-2018.