VIDEO/ E tmerrshme, pitoni gjigand ndërpret mbledhjen në bankë

Një bankë kineze ka pasur vizitorin më të tmerrshëm ndonjëherë.

Mëngjesin e së premtes, ndërsa stafi i bankës po mbante mbledhje, një piton gjigand ka rënë nga tavani duke i frikësuar.

Stafi i bankës në Nanning City po qëndronte në zyrë kur gjarpëri ra nga tavani në dysheme.

Në video, ata shihen duke vrapuar ndërsa vizitori i papritur fillon të rrëshqasë nëpër dhomë.

Pitoni qëndroi nën një divan në dhomë derisa erdhi një profesionisht gjarpërinjsh dhe e mori. Qëndrimi i tij shkaktoi shumë panik tek i gjithë stafi.

Nuk dihet ende sesi zvarraniku përfundoi në tavan dhe po hetohet incidenti.

Menjëherë pas publikimit në disa media, videoja u bë virale dhe u përhap me një shpejtësi të madhe.