Panucci përsërit të njëjtin veprim, sërish nuk i shkon në intervistë Ilda Bejlerit

Trajneri i Kombëtares, Christian Panucci, ashtu si në pas-ndeshjen me Jordaninë, që nuk pranoi të fliste për Supersport, dhe përsëriti këtë veprim edhe ndaj Izraelit.

Ai foli për mikrofonin e “RTSH”, por nuk u paraqit te mikrofoni i Ilda Bejlerit për Supersport.

Intervista e parë pas ndeshjes, supozohej të ishte me trajnerin Panucci, por gazetarja e Supersport, Ilda Bejleri, ishte me sulmuesin Bekim Balaj, pasi siç e tha vetë, ai nuk dëshironte të fliste për Supersport.

Kjo është hera e dytë radhazi që trajneri e bën këtë veprim, edhe pas Jordanisë në Elbasan.