Migjen Basha nuk fshihet, merr përgjegjësinë për humbjen

Mesfushori Migjen Basha ka folur pas takimit me Izraelin dhe ka marrë përgjegjësinë e mosqarkullimit të shpejtë të topit.

Kishit vështirësi në qarkullim ?

Vështirësi ka qenë vetëm fillimi i ndeshjes. Pësuam një gol të çuditshëm që nuk ndodh. Në fund ka qenë ndeshje e mirë. Aq raste kemi bërë sot sa po ti mbledhësh të gjitha nuk i kemi bërë ndonjëherë.

Çfarë ndodhi që ratë shumë pak me topin ?

Ndeshjen e parë kam prekur më shumë topin. Nuk i kam ndihmuar ekipit sot. Humbja nuk varet vetëm nga unë. Kisha çdo herë 2 sulmuesit afër ndaj nuk isha shumë afër me topin.

Taktikisht, Xhaka dhe Memushaj duhet të ishin më afër Balës?

Sigurisht që organizimin e lojës duhet ta bëjnë mbrojtësit dhe unë dhe më pas ta kalonim topin te Memushaj dhe Xhaka. Në disa raste ia kemi arritur, por në disa raste nuk e bënim shpejt. E marr unë përgjegjësinë për këtë.