Merr fund pritja e Italisë për të fituar një ndeshje, minuta e 92-të fatale për Poloninë

Ka përfunduar takimi mes Polonisë dhe Italisë, i vlefshëm për Ligën e Kombeve.

“Axurrët” kanë arritur të shënojnë në minutën e 92-të të takimit me Biragin.

Një krosim nga këndi ka qenë fatsjellës për Italinë, që e kërkoi më shumë fitoren gjatë këtij takimi.

Tashmë të kaltrit janë në vendin e dytë të grupit, ku sfidën e ardhshme do ta luajnë pikërisht ndaj Portugalisë kryesuese.