VIDEO/ Shqipëria e Panuccit abonohet me humbje, Izrael i jep leksion si fitohet

Shqipëria luajti në transfertë me Izraelin ndeshjen e tretë të Grupit A (Liga C) të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net.

Pas humbjes 2-0 në Skoci, edhe këtë mbrëmje skuadra e Panuccit përsërit të njëjtin rezultat, duke blinduar vendin e fundit në grup.

Izraelitët shënuan nga një gol për secilën pjesë, duke marrë 3 pikët dhe njëkohësisht kreun e grupit.

Në minutën e 8-të shënoi Hemed, pasi një asisti të dhënë nga portieri i tij, teksa përfiton nga gabimi i mbrojtjes sonë.

Goli që vulosi takimin u realizua në minutën e 83-të nga Saba.

Tashmë Shqipëria ka ndeshjen e fundit në fushën e vet me Skocinë, ku i duhet fitorja për të mos zbritur në Ligën D.