FOTO/ E quajti k*rv! Ja çfarë përgjigje i kthen Noizy

Ditën e djeshme Noizy publikoi këngën “Po thu” në bashkëpunim me reperin e ri S4AMM. Një këngë që vjen si një “DISS” për reperat “fake” dhe u prit shumë mirë nga publiku.

Mirëpo nuk munguan edhe kritikat pasi një nga anëtarët e “Hellbanianz”, grupit muzikor shqiptar, por që jeton në Londër, pikërisht Stealth, e ka quajtur Noizyn dhe S4MM k*rvë.

Ai ka publikuar profilet e të dyve, ku duket që i kanë bërë bllok dhe nuk ka ngelur pa bërë ndonjë koment.

Sa i përket Noizyt, bashkëngjitur shkruhej:

Thot para 1 viti s’keni pas makina, i keni marrë me qera, ndërkohë kjo makina në klipin e tij ishte e jona dhe e fshiu videon pastaj…”

Nga ana tjetër, bashkëngjitur fotos së Sajmirit shkruhej:

Shko në djall…”

Mirëpo, Noizy ka reaguar sot duke publikuar katër Insta Story rresht, si një përgjigje për atë që Stealth shkruajti dje.

Noizy i thotë që kënga është mbi 1 vit e vjetër e që ata para 1 viti nuk kanë qenë gangstera, por janë bërë tani.

Si dhe ironizon duket thënë që i ka shumë frikë e që tani i kanë marrë makinat me qira.

Por, ajo që nuk pritej ishte se vetëm pak minuta më pas Noizy ka fshirë storyt që publikoi.

Çfarë ta ketë shtyrë?