Ishujt Faroe-Kosovë, shënohet goli i dytë. Ja si ndryshon rezultati

Kosova po luan në transfertë ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve me Ishujt Faroe, shkruan Syri.net.

Në minutën e 8-të Milot Rashica shënon një supergol, me një goditje mjeshtërore nga larg, duke e dërguar topin në trekëndësh.

Ky ishte goli i vetëm i kësaj pjese, teksa në pjesën e dytë ka sërish gol.

Në minutën e 50-të Joensen barazon gjithçka për Ishujt Faroe. Kundërsulm pas një gabimi në pasim të Rrahmanit, dhe mbrojtja kapet e papërgatitur, 1-1.