FOTO/ Meta viziton Tyrbenë e Dervish Luzhës në Tropojë

Presidenti i republikës Ilir Meta, në vijim të vizitës së tij në Tropojë është ndaluar edhe tek Tyrbeja e Dervish Luzhës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kreu i shtetit shqiptar përmes rrjetit social Facebook.

Meta shkruan se nuk kishte si të mos vizitonte Tyrben e një prej luftëtarëve dhe patriotëve më të mëdhenj shqiptarë. Ndërkohë gjatë vizitës tek Tyrbeja e Dervish Luzhës, kreu i shtetit shqiptar është takuar dhe me dy mbesat e luftëtarit të madh shqiptar.

Ja çfarë shkruan Meta:

Të vija në Tropojë, nuk mund të mos vizitoja Tyrben e Dervish Luzhës, patriotit, luftëtarit, humanistit dhe besimtarit shumë të respektuar nga tropojanët dhe të gjithë shqiptarët! Rastësi e bukur të takoja dhe dy mbesat e tij!