FOTO/ Vdes aktorja e njohur! Luajti përkrah aktorit të madh shqiptar

Shuhet në moshën 78-vjeçare aktorja e njohur serbe, Milena Dravic. Aktorja e njohur ndërroi jetë në Beograd pas një sëmundjeje të rëndë, dhe njihet si një nga aktoret më të mira serbe.

Dravic ka performuar gjithashtu edhe me aktorin e njohur shqiptar Bekim Fehmiu në filmin “Deps”.

Me rolin e saj në këtë film, Milena morri çmim vlerësimi në Pula të Kroacisë.

Dyshja kanë luajtur bashkë edhe në një film tjetër. Bëhet fjalë për “Pavle Pavlovic” i vitit 1975.

Ajo është vlerësuar dy herë në Serbi me çmimin aktorja më e mirë.