Vdekje e parakohëshme/ Ndahet nga jeta ish-sportisti i njohur

Bota e sportit është tronditur sërish.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se Sekretari Përgjitshëm i Federatës Botërore të Basketbollit (FIBA) Patrick Baumann është ndarë nga jeta në moshën 51-vjeçare. Të njëjtat burime shprehen se Bauman ka pësuar një atak në zemër.

Në karrierën e tij, ai kishte shërbyer si arbitër dhe ishte aktivizuar si basketbollist profesionist, si dhe ka ndihmuar në vendosjen e marrëdhënieve midis FIBA-s dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës, me të cilën kishte raporte mjaft pozitive.

Që prej viti 2003, ai kishte marrë postin e numrit 2 të qeverisë botërore të basketbollit, deri në largimin e tij të parakohshëm.