Ndryshon kalendari i Superiores, spostohet kryendeshja

Pas pauzës prej ndeshjeve ndërkombëtare rikthehet Kategoria Supreiore. Java e nëntë që përkon me fundin e fazës së parë ishte planfikuar të zhvillohej në tre ditë dhe ashtu do të luhet, por tani ka një spostim. Kryendeshja ndërmjet Flamurtarit dhe Tiranës ishte planifikuar për t’u zhvilluar të premten në orën 18:00 në Vlorë është shtyrë për t’u luajtur të hënën, po në orën 18:00.

Ndërkohë takimi mes Laçit dhe Teutës do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, për shkak të punimeve që kurbinasit po bëjnë në stadiumin e tyre. Fusha kishte probleme me barin dhe drejtuesit po mbjellin bar të ri. Në këto kushte të besuarit e Mërgjyshit për rreth 2 muaj do t’i luajnë edhe ndeshjet si pritës në transfertë.

KATEGORIA SUPERIORE, JAVA 9

E SHTUNË

ORA 14:00

Kastrioti-Kukësi

Laçi-Teuta

E DIEL

ORA 14:00

Skënderbeu-Kamza

ORA 17:00

Partizani-Luftëtari

E HËNË

ORA 18:00

Flamurtari-Tirana