Modric-Inter/ Vit i Ri do nisi me 'telenovela' të vjetra

Janari po afron, po ashtu edhe koha e transferimve hapet me ardhjen e vitit të ri.

Në qendër të vëmendjes në verë ka qenë Luka Modric dhe Inter, që me shumë mundësi pas disa mujsh vetëm për këtë gjë do të flitet.

Corriere dello Sport shkruan se kandidati kryesor për fitimin e “Topit të Artë” është akoma i interesuar për tu transferuar në Serie A.

Përpjekjet e Nerazzurrëve për të transferuar Modricin gjatë verës, e kanë zemëruar Real Madridin, i cili provoi raportimin e Interit në FIFA dhe i kritikoi ata në mënyrë të përsëritur në media për qasjen e tyre.

Megjithatë, Corriere dello Sport sugjeron se 33-vjeçari nuk ka afërsi me trajnerin e ri Julen Lopetegui dhe marrëdhëniet me presidentin Florentino Perez mbeten të ftohta.

CDS gjithashtu raporton se në qoftë se Interi do të marrë Modric, kjo do të ndodhte vetëm nëse Real Madrid merr një emër të përshtatshëm për ta zëvendësuar atë.

Një version tjetër i ngjarjeve është dhënë nga gazeta Tuttosport,e cila sugjeron se Interi po kërkojnë ‘trashëgimtarin’ e Modricit në Kroaci, 22 vjeçarin Ivan Sunjic.

Në pronësi të Dinamo Zagrebit, ai është aktualisht në huazim në NK Lokomotiva ku falë paraqitjeve të tij ka siguruar edhe ftesën në kombëtare.