VIDEO/ Nis të hënën, testimi për policët e rinj, Memaj shpjegon ç'duhet të dinë aplikantët

Drejtori i Akademisë së Sigurisë Bilbil Memaj dha detaje në një prononcim për median për mënyrën e zhvillimit të testimit me shkrim të aplikantëve për Patrullë të Përgjithshme, që në sallën e Pallatit të Kongreseve do të zhvillohet të hënën dhe të martën.

Testimi me shkrim do të monitorohet me kamera, dhe nga një grup i Drejtorisë së Përgjitshme të Polciisë s ëShtetit, nga SHÇBA, Icitap e Pameca. Pas testim me shkrim që korrigjohet menjehere me skuantron do jetë testi fizik dhe ai psikologjik.

"Si drejtor i Akademisë së Sigurisë por dhe në emër të Policisë së Shtetit i garantoj të gjithë aplikantët gjë të cilët ata do ta vërtetojnë edhe vetë se porcesi do jetë tërësisht transparent dhe me mundësi zero për abuzim", tha Mema.