Djegia e furrave, 9 të arrestuar në Krujë. Emrat

Arrestohen 9 persona të cilët në mënyrë të përsëritur, gjatë prodhimit të gëlqeres përdornin si material djegës materiale të ndryshme plastike, sintetike, mbetje fasonerie dhe goma automjetesh.

Një aktivitet i tillë ishte shqetësim i madh për banorët e zonës duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre dhe shkaktohej një dëm i madh në ambient.

Sekuestrohet një kamion i ngarkuar me mbetje fasonerie.

Mbrëmjen e djeshme është ushtruar kontroll i befasishëm në Krastë.

Si rezultat nga Poliia e Krujës janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Lulian Agiçi 38 vjeç, banues në Krujë;

Mirgen Sheta 37 vjeç, banues në Krujë;

Atdhe Sula 43 vjeç, banues në Krujë;

Ilir Sula 34 vjeç, banues në Krujë;

Bajram Sula 64 vjeç, banues në Krujë;

Liradin Kraja 61 vjeç, banues në Krujë;

Fatmir Shullazi 47 vjeç, banues në Krujë;

Ilir Babasi 48 vjeç, banues në Krujë;

Dalip Islamaj 49 vjeç, banues në Krujë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një mjet kamion tip ‘Mercedez Benz’ i ngarkuar me mbetje fasonerie dhe plastike të rrezikshme që do të përdoreshin për djegie në këto furra në pronësi të shtetasit I. Babasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale ‘Ndotja e ajrit në bashkëpunim, mbetur në tentativë’.