Uragani ‘Leslie’ godet Portugalinë, stuhia më e rëndë e 180 viteve të fundit

Pasi është larguar nga ishujt Canarie, uragani Leslie, i klasifikuar si një stuhi tropikale, ka arritur brigjet e Portugalisë, me erëra deri në 190km/orë.

Qyteti i parë i goditur ka qenë Fugueira da Foz, rreth 200 kilometra në veri të Lisbonës dhe parashikohet, sipas Qendrës kombëtare të uraganeve të Shteteve të Bashkuara dhe agjencive meteorologjike spanjolle dhe portugeze, të spostohet gjatë ditës të sotme drejt veri-lindjes të gadishullit iberik.

Në Spanjë era do arrijë shpejtësinë deri 100km/orë dhe do të ketë shira intensive në 24 orët e ardhshme.
Autoritetet kanë lëshuar alarmin e kuq dhe portokall në 39 provinca. Stuhia, më e rënda që godet Portugalinë që prej 1842, ka detyruar autoritetet të anulojnë 29 fluturime në nisje dhe mbërritje nga aeroporti i Lisbonës dhe Madeiras, dhe 12 të tjerë në atë të Oporto, bën me dijë agjencia Efe.