Rama rrezikon të jetë 'klienti' i parë i Paketës së vet Antishpifje

"Kryeministri rrezikon të jetë "klienti" i parë i Paketës së vet Antishpifje, kur deklaron se në 25 vende te BE shkon në burg për shpifje!". Kështu deklaron Ivi Kaso, Sekretari për Zgjedhjet në PD, duke iu referuar  paragrafit të dytë të raportit të ODIHR për zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015, si më poshtë.

Deklarata ka ardhur pasi Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar opozitën në Twitter së fundmi se "shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE! Gjysmagjelat tanë të majmur nga xhepat e nga trutë,që kanë bërë karriera politike e mediatike duke sharë e akuzuar pa prova,s'meritojnë as 1 supë burgu! Ata thjesht do të paguajnë gjobën e ndotjes për çdo fëlliqësi që u jashtënxjerr goja".