Kapet drogë në Muriqan, arrestohen 3 persona nga Tirana dhe Durrësi, emrat …

Në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, policia ka sekuestruar 23 kg kanabis.

Lënda narkotike ishte fshehur në mjetin e një shtetasi.

Policia ka arrestuar shtetasin Maliq Kruja, 44 vjeç, banues në Tiranë, drejtues I mjetit tip "Benz".

Po kështu janë arrestuar edhe shtetasit E.M. 31 vjec banues në Durrës dhe  A.B 26 vjec, banues në Tiranë 

Njoftimi i policisë

Muriqan, Shkodër Policia kufitare godet një tjetër tentativë për trafik të lëndëve narkotike Arrestohen në flagrancë 3 shtetas  Sekuestrohen 23 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa  Nga shërbimet e Policisë Kufitare të P. K. K. Muriqan ne D. V. K. M Shkodër u arrestuan në flagrancë shtetasi:

Maliq Kruja, 54 vjeç, banues në Tiranë  Arrestimi i tij u bë pasi është paraqitur në P. K. K. Muriqan në dalje të RSh, me mjetin e tij tip Benz me targë DC187ZA, ku nga kontrolli i ushtruar në vijën e dytë u gjetën dhe u sekuestruan 23 kilogramë lëndë e dyshuar Cannabis Sativa Gjithashtu në P. K. K. Muriqan u arrestuan shtetasit, E. M. 31 vjeç, banues në Durrës dhe A. B. 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në autobuzin e linjës Shqipëri-Gjermani në sediljen e këtyre shtetasve, u gjet dhe u sekuastrua një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

 Materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, në ngarkim të shtetasit Maliq Kruja, për veprën penale “Trafikimi i narkotike?ve” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal, ndërsa në ngarkim të shtetasve E. M. dhe A. B. u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotike?ve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.