Vasili: Gjëja më e neveritshme e diktaturës, idiotësia! Duhet shkulur nga koka!

Diktaturat sjellin më të neveritshmen: idiotësinë!

Kështu shkruan sot kreu i deputetëve të LSI-së Petrit Vasili, në një postim në rrjetet sociale, duke i bërë referim të qartë gjëndjes social-politike në Shqipëri.

Vasili shpreh besimin se trupi i Atdheut është i shëndetshëm, më përjashtim të kokës plot idiotësi, që siç thotë ai, e ka shërimin: shkuljen!

Ja postimi i plotë i Petrit Vasilit

Diktaturat sjellin më të neveritshmen: idiotesine!!!

Gjigandi i letrave argjeninase, i madhi Jorge Luis Borges shkruan:

"Diktaturat sjellin shtypjen, diktaturat sjellin robërinë, diktaturat sjellin mizorinë: më i neveritshëm është fakti që ato sjellin idiotësinë"!

Skaneri i shoqerise tone,ne atdheun tone jep te njejten diagnoze si Borgesi.

Por mos u deshperoni,trupi atdheut mbahet,eshte ende i shendetshem,vetem ne kokë ka shume idiotesi dhe kjo e ka sherimin......shkuljen.