Historike/ Kjo skuadër europiane ka arritur fitoren e parë zyrtare

Gjibraltari arriti një fitore historikë ndaj Armenisë në transfertë, në sfidën e vlefshme për Grupin 4, të Ligës D të Nations League. Në kryeqytetin armen, Yerevan, vendosi goli i Chipolinas me 11-metërsh në minutën e 50-të.

Ky sukses ishte i pari në histori në një ndeshje eliminatore për shtetin e vogël, që u pranua në FIFA bashkë me Kosovën vetëm dy vite më parë.

Por mbrëmja për Gjibraltarin nuk ishte e gjitha perfekte. Para se niste takimi, pikërisht në momentin e këndimit të himneve, në vend të himnit të Gjibraltarit u dëgjua ai i Lichtensteinit.

Federata e Armenisë kërkoi falje për incidentin, që gjithsesi kaloi në plan të dytë për skuadrën mike, që më shumë se e irrituar për këtë ngjarje, ishte në ekstazë për fitoren historike të arritur në këtë transfertë.