Manjani: Reforma e energjisë, legalizimi i hajnisë!

Nga Ylli Manjani.

Çfarë vjedhjeje! KESH, shteti, ia shet energjinë elektrike, privatit (s'ka rëndësi emri). Ky i fundit ia shet OSHEE-së, shtetit, natyrisht me çmim që ka brenda edhe fitimin e privatit.

OSHEE-ja na e shet ne, që paguajmë jo vetëm kostot e energjisë, por edhe fitim-hajninë... Ec e mos e paguaj po deshe! Të pret burgu...

Kjo është dhe Reforma e Energjisë! Në fakt kjo është legalizim i hajnisë.  I hajnisë së pasurisë sonë të përbashkët.