Historike, Gjibraltari merr fitoren e parë

Gjibraltari sot ka shkruar historinë pasi ka marrë fitoren e parë zyrtare në të gjithë garat.

Përfaqësuesja e Gjibraltarit ka arritur ta mposhtë atë të Armenisë me rezultatin minimal 0-1.

Goli i vetëm erdhi nga penalltia, të cilin e konkretizoi Joseph Luis Chipolina, në minutën e 50’.

Gjibraltari tashmë grumbullon 3 pikë dhe pozicionohet në vendin e fundit në grup, pasi ka golaverazh më të dobët se Armenia dhe Lihtenshtajni.