Mavraj para duelit në Ligën e Kombeve: Izraeli më i fortë se 1 vit më parë

Mërgim Mavraj ka folur para duelit e ditës së diel kundër Izraelit në Ligën e Kombeve.

Mavraj do të ketë edhe shiritin e kapitenit, ndërsa në një deklaratë për mediat ai theksoi se Izraeli më i fortë se 1 vit më parë.

Mërgimi si ndiheni në këto ditë si kapiten i Shqipërisë?

Është një ndjesi e veçantë për mua. I sheh gjërat më me kujdes në stërvitje. Trajneri bisedon ndryshe me ty, detyrat janë ndryshe. Mundohem që të kontribuoj në të mirën e skuadrës.

Si është gjendja juaj fizike?

Jam gati të luaj për 90 minuta.

A është Shqipëria më lart se Izraeli?

Izraeli para 1 viti dhe më këtë që fituam së fundmi ka ndryshuar shumë. Janë më të fortë, idetë e trajnerit i shfaqin më mirë. Normalisht jemi përgatitur mirë, nëse luajmë me vetëbesim, mund të fitojmë.

S’keni bërë stërvitje, si do të luani pa bërë stërvitje?

Jemi shqiptarë, kemi besim te vetja. Stërvitja që kemi bërë së fundmi na mjafton.