Rexhep Rraja kërkon lirimin nga burgu/ Zhupa: Pse Xhisiela e tërhoqi sërish denoncimin?

Djali i deputetit socialist Rahman Rraja, Rexhep Rraja, ka kërkuar lirimin nga burgu, pasi sipas tij vajza e dhunuar dhe e përdhunuar Xhisiela Maloku ka tërhequr denoncimin.

Rexhep Rrahja përfundoi në burg vetëm pasi denoncimi  ndaj tij u bë publik nga nënKomisar Emiljano Nuhu, pasi policia nuk kishte marrë asnjë masë ndaj tij më herët edhe pse Xhisiela Maloku kishte denoncuar disa herë.

Ndërkohë që Xhisiela pasi rasti u bë publik, e gjendur nënpresion ka tërhequr denoncimin ndaj Rexhepit.

Ka qenë zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa e cila ka bërë publike kërkesën e Rexhep Rrahjes për lirim nga burgu.  Ndërkohë që Zhupa ngre dhe disa pyetje të forta të cilat zbardhin të vërtetën se përse Xhisiela Maloku tërhoqi denoncimin e bërë ndaj Rexhepit, edhe pse ndaj saj u provua me fakte dhe prova të pakundërshtueshme dhuna që ishte ushtruar nga djali i deputetit socialist.

Ja çfarë shkruan Zhupa:

Rexhep Rraja ka kërkuar lirimin me pretekstin se Xhisiela ka tërhequr denoncimin!

Po pse Xhisiela e paska tërhequr përsëri denoncimin? A u kërcënua përseri ajo? A u vërtetua vallë se cigaren e kishte fikur vetë në trupin e saj?

Xhisiela Maloku u filmua se fundmi teksa drejtonte një makinë të vitit 2017 që kushton mijëra euro. Gjithashtu, gazetarët vunë në dukje celular iPhone X dhe syze Guçi, që po ashtu kushtojnë qindra euro.

Ku mund ti ketë gjetur Xhisiela kaq shumë para?!

A janë këto indicie se Xhisiela Malokun e kanë detyruar të tërheqë denoncimin, dhe a janë përfshirë nga prokuroria në hetim?

Me Edi Ramën në krye të institucioneve, krimi është gjithmonë i pafajshëm dhe viktima fajtor.