Zyrtarizohet kalendari i Botërorit 2019, ja ku zhvillohet gara e nr.1000 e historisë
Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka zyrtarizuar sot kalendarin e garave të Botërorit 2019 në Formula 1, i cili ishte bërë publik dy muaj më parë, por ishte provizor. Por ai kalendar nuk ka asnjë ndryshim nga ky që u konfirmua sot, me 21 gara.
Sezoni 2019, ashtu si zakonisht do të nisë nga pista australiane e Melburnit, më 17 mars, ndërsa gara e fundit do të zhvillohet më 1 dhjetor 2019, në Abu Dhabi. Viti 2019 do të regjistrojë edhe garën nr.1000 në historinë e Formula 1, e cila përkon me garën e Çmimit të Madh të Kinës, më 14 prill, që pritet të jetë një event i veçantë për këtë sport.
Kalendari i Botërorit 2019 të Formula 1
17 mars, Australi
31 mars, Bahrein
14 prill, Kinë
28 prill, Azerbajxhan
12 maj, Spanjë
26 maj, Montekarlo
9 qershor, Kanada
23 qershor, Francë
30 qershor, Austri
14 korrik, Britani e Madhe
28 korrik, Gjermani
4 gusht, Hungari
1 shtator, Belgjikë
8 shtator, Itali
22 shtator, Singapor
29 shtator, Rusi
13 tetor, Japoni
27 tetor, Meksikë
3 nëntor, Amerikë
17 nëntor, Brazil
1 dhjetor, Abu Dhabi