Shpërthen rrjeti/ Berisha urdhëroi ministrat e tij të mos padisin gazetarët, kurse Rama …

E ashtuquajtura “paketë anti-*shpifje” që po propagandohet prej ditësh nga Edi Rama dhe njerëzit e tij ka patur një reagim të fortë kundërshtues nga opinion public. Rrjeti social është mbushur me komente dhe MEME negative ndaj kësaj nisme të Ramës, e cila konsiderohet si rikthim mbrapsh në kohën e diktaturës komuniste.

Një ndër memet më interesante ka qënë ajo e Genc Sejkos, i cili krahasonte qëndrimin e Sali Berishës kur ishte kryeministër me atë të Kryeministrit Rama sot.

Në memen e përgatitur prej tij Sejko shkruante:  

Berisha/ Ndalon me urdhër padinë për shpifje ndaj cdo gazette dhe gazetari nga ministrat dhe deputetet e tij

Rama/ Urdhëron ministrat dhe deputetët që të padisin për shpifje cdo gazetë, gazetar, portal dhe individ.

Ndërkohë, vet ëish-kryeministri Berisha e ka publikuar në faqen e tij këtë meme duke komentuar:

Rikthim ne kohen e eterve xhelat te fjales se lire! Sb