Dridhet Milani, Calhanoglu kërkohet nga..

Red Bull Leipzig dëshiron të rikthejë në Bundesligë, Hakan Calhanoglu. 24-vjeçari turk që luan me Milanin, për momentin është një pikë e rëndësishme e formacionit të Gattusos, por me mbërritjen e Lucas Paqueta në muajin janar, hapësirat për të mund të kufizohen.

Skuadra gjermane nga ana tjetër i ofron një rol protagonisti fantazistit turk.

Calhanoglu u transferua te kuqezinjtë në vitin 2017 nga Bayer Leverkusen, ndërkohë që kontrata e tij skadon në vitin 2021.