VIDEO/ Pasi realizoi gol nga goditja e këndit, Salah merr lajmin e keq

Mohamed Salah ishte protagonisti absolut i ndeshjes Egjipt-Swaziland, për grupin J të kualifikueseve të Kupës së Afrikës. Faraonët fituan 4-1, duke i shënuar të katër golat në pjesën e parë: por ai që do mbahet mend gjatë është goli i fundit i Egjiptit.

Fantazisti i Liverpool ka shënuar një go direkt nga goditja e këndit: ekzekutim nga e djathta e fushës dhe topi që kalon poshtë traversës së portierit kundërshtar, falë efektit të dhënë nga e majta e numrit 10.

Por vetëm dy minuta nga mbyllja e ndeshjes vjen momenti i frikës për Salah: sulmuesi ka ndjerë një dhimbje në këmbë dhe ka dalë nga fusha, duke shkuar menjëherë drej tunelit të dhomave të zhveshjes.

Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit për lojtarin e Liverpool, që do ti nënshtrohet kontrolleve mjekësore për të qartësuar situatën, por asistenti i teknikut Aguirre, Hany Ramzy ka dashur të qetësojë tifozët egjiptianë dhe ata të Liverpool: “Është vetëm një lodhje muskulare”, tha ai pas ndeshjes.