LSI akuza të forta për Prokurorinë: Pse nuk thërret Ramën që është paditur 3 herë?

Kreu i deputetëve të LSI-së Petrit Vasili, ka reaguar ashpër gjatë një konference shtypi me vënien e institucionit të akuzës , pra prokurorisë, në shërbim të plotë të Kryeministrit Rama.   

Vasili deklaroi së në një kohë që kreu demokrat Basha thirret me vrap nga prokuroria, Rama I cili është paditur 3 herë vazhdon të mos thirret me pretendime qesharake nga ana e prokurorisë.

Ja disa nga deklarimet e sotme te Vasilit në konferencën me gazetarët

“Qytetarët të kuptojnë se ka vetëm një drejtësi që përkëdhel Kryeministrin Rama.

Shumë janë pas burgjeve pa të drejtë, ndërkohë që kreu I PD thirret para drejtësisë me vrap, pasi është paditur nga një mbështetës dhe frymëzues trafikantësh.

Rama është paditur 3 herë.

Ai është paditur se I ka bërë thirrje policisë të lërë kapelet e të mbledhë vota.

Prokuroria e shfajësoi me pretendimin se ka kërkuar falje në facebook.

Ai është paditur për audiopërgjimin, kur pretendoi se I ka kryer ekspertizën rastin Babale, dhe prapë nuk thirret nga Prokuroria e Përgjithshmë.

Është paditur edhe për deklarimet “horr” që I bëri oficerit të policisë Nuhu, dhe vazhdon të mos thirret e të pyetet nga prokuroria.

Për këto arsye të mëdha Europa I ka m,byllur dyert e Shqipërisë.

Prokuroria sot duhet të fillonte një cështje të katërt ndaj Ramës, pasi qeveria shqiptare ka mashtruar për nivelin e borxhit public.

Rama ka gënjyer publikisht me shifra për borxhin public të vendit.”

“Paketa anti-shpifje është një përzierje shumë e veçantë ndërmjet maskarallëkut dhe idiotsisë. Eshtë një bashkim që i mishëron vetëm kryeministri, amalgamë mes maskarait dhe idiotit”- tha Vasili.

Petrit Vasili ka folur edhe për kthimin e ligjit të Teatrit për shqyrtim nga presidenti Ilir Meta për të cilën tha se është rreze shprese që Kushtetuta ka një institucion që i respekton.

“Është një ngjarje e mirë shumë. Është rreze shprese që Kushtetuta ka një institucion që i respekton. Ka mbrojtur një pronë publike dhe i ka dhënë një mesazh të madh mbështetje trashëgimisë dhe kulturës. Është mesazh shprese”- tha Vasili.