Dalin FOTOT e aksidentit të tmerrshëm në Greqi, 11 të vdekur pas shpërthimit

Aksident i tmerrshem me 11 viktima ne Greqi. Mediat greke bejne me dije se policia ka konfirmuar se 11 viktimat, besohet të jenë emigrantë qe sapo kishin hyre nga Turqia.

Sipas te dhenave te para, ngjarja ka ndodhur ne Greqinë veriore, pas orës 5 të mëngjesit të sotem pranë qytetit të Kavallës.

Makina, e cila ishte drejtuar në qytetin e Selanikut, u përplas me një kamion që shkonte në drejtim të kundërt dhe shpërtheu në flakë.

Të gjithë personat brenda mbeten te vrare, nderkohe qe shoferi i kamionit u trajtua për lëndime në një spital në Greqinë veriore.