VIDEO/ Publikohet videoklipi i ri, Bleona, “Monstra” e fundjavës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bleona Qereti ka publikuar mbrëmjen e sotme videoklipin e saj të shumëpritur me titull “Monster”.

Videoklipi nis si një film, me Bleonën duke u martuar para kishës.

Më pas këngëtarja shfaqet shumë seksi e veshur me të brendshme të kuqe që i tregojnë trupin me linja perfekte.

Gjatë videoklipit shfaqen sekuenca të kujtimeve ku në një prej tyre Bleona shihet duke u puthur në buzë me mashkullin në klip.

Ndërkohë këngëtarja shfaqet me disa look të ndryshëm, që nga fustani i bardhë i nusërisë, me të brendshme e deri tek veshjet ekstravagante.

Një videoklip super modern.

Ndiqeni videoklipin më poshtë.